• e shtunë, 23 nëntor 2024

Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin në kërkim-shpëtim ajror dhe detar

Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin në kërkim-shpëtim ajror dhe detar
Athinë, 23 nëntor 2022 (MIA) – Memorandum për mirëkuptim  ndërmjet qeverisë greke dhe egjiptiane për bashkëpunim në fushën e kërkim-shpëtimit ajror dhe detar, si dhe një marrëveshje dypalëshe për 5.000 punëtorë sezonalë nënshkruan në Kajro ministrat kompetentë të Greqisë dhe Egjiptit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ministrat e Mbrojtjes të të dyja vendeve, Nikos Panajotopulosi dhe Mohamed Zaki, e nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për kërkim-shpëtim ajror dhe detar, ndërsa sipas Panajotopulosit, me marrëveshjen "përcaktohen kufijtë e kompetencës dhe fushat e përgjegjësisë për kërkim-shpëtim midis Greqisë dhe Egjiptit, të cilat janë identike me hapësirat ajrore (FIR) të Athinës dhe Kajros me zbatim të plotë dhe respekt absolut të të drejtës ndërkombëtare”. Gjithashtu, shefi alternativ i diplomacisë greke i ngarkuar për Çështje Evropiane Miltiadis Varvicotisi dhe homologu i tij egjiptian Ihab Nasër nënshkruan një marrëveshje për 5.000 punëtorë sezonalë,që  parashikon hyrjen dhe qëndrimin në Greqi të fuqisë punëtore nga Egjipti për punësim sezonal në sektorin e bujqësisë. . Memorandumi dhe marrëveshja u nënshkrua në prani të shefave të diplomacisë greke dhe egjiptiane, Nikos Dendiasi dhe Sameh Shukri, të cilët paralelisht  zhvilluan një takim dypalësh. Dendiasi tha se me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit për kërkim-shpëtim ajror dhe detar, synohet të krijohet një "kornizë për bashkëpunim që do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të çmuara njerëzore", por gjithashtu  të dyja vendet po dërgojnë edhe një mesazh të qartë se veprimet e tyre janë bazuar gjithmonë në norma ndërkombëtare dhe “në asnjë rast nuk tentojmë ta cenojmë sovranitetin apo të drejtat sovrane të vendeve të tjera”. Shtoi se Greqia dhe Egjipti, nëpërmjet lidhjeve të tyre dypalëshe, kontribuojnë në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Mesdhe. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR