• e enjte, 26 dhjetor 2024

Grenell: Menaxhimi i Vuçiqit me krizën e shkaktuar nga Kurti kontribuoi për fitoren e SNS-së

Grenell: Menaxhimi i Vuçiqit me krizën e shkaktuar nga Kurti kontribuoi për fitoren e SNS-së

Uashington, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan, Donalld Tramp për negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, Riçard Grenell, vlerësoi se për fitoren bindëse të SNS-së në zgjedhjet në Serbi ka kontribuuar edhe ajo që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e menaxhoi mirë krizën që ishte krijuar nga kryeministri kosovar, Albin Kurti.

"Dëgjoj shumë dëshmi të cilat pohojnë se të pavarurit dhe pensionistët në Serbi në fund votuan për SNS-në, sepse presidenti Vuçiq është sjellur shkëlqyeshëm ndaj liderit ekstremist kosovar Albin Kurti", ceket në deklaratën e Grenellit në platformën X, transmetuar nga mediumet serbe.

Ai vlerësoi se për momentin, kur bashkësia ndërkombëtare e dënoi në mënyrë universale Kurtin, u ka pëlqyer se si "Vuçiqi e menaxhoi krizën dhe qëndroi mbi të".

"Më kujtohet se më është dashur tëushtroj presion ndaj Serbisë dhe Kosovës njejtë kur Thaçi ishte president. Por, kur Kurti erdhi në pushtet, situata doli nga baraspesha", shkroi Grenell dhe theksoi se Kurti "krijoi probleme dhe radikalizmi i tij ishte çështja kryesore për votuesit në Serbi". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR