Gonzato: Pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së është korrupsioni, SPAK të bëjë detyrën i pavarur
- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka mbështur punën e SPAK, ndërsa ka theksuar se reforma në drejtësi po jep frytet e saj. Ai theksoi se BE është e vendosur që t’i garantojë SPAK hapësirën për të kryer detyrën në mënyrë të pavarur, ndërsa theksoi se kjo është e vetmja formë për të luftuar problemin kryesor të Shqipërisë, korrupsionin.
- Post By Sara Ademi
- 18:31, 11 korrik, 2024
Tiranë, 11 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka mbështur punën e SPAK, ndërsa ka theksuar se reforma në drejtësi po jep frytet e saj. Ai theksoi se BE është e vendosur që t’i garantojë SPAK hapësirën për të kryer detyrën në mënyrë të pavarur, ndërsa theksoi se kjo është e vetmja formë për të luftuar problemin kryesor të Shqipërisë, korrupsionin.
"Problemi është që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore e Shqiperise ne rrugen drejt BE e ky eshte korrupsioni. Mendoj se eshte sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Po gjithashtu ne po shohim jo vetem njërën anë, atë të atyre që dënohen për korrupsion, por edhe anën tjetër atë të strukturës së korrupsionit, cila është klima që krijon mundesitë për korrupcion dhe të adresohen. Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Duhet të lejojm SPAK të bëjë punën e vet", deklaroi ambasadori, raportoi Top çenëll.
Ai vlerësoi se Reforma në Drejtesi e vitit 2016 eshte duke funksionuar, duke shtuar se "ndoshta ajo reformë garanton se sistemi gjyqësor është i pavarur nga ndikimi politik".
Një apel pati për partitë politike që reforma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse e të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, Gonzato shfaqi shpresë se partitë do të gjejnë një mënyrë për t'i plotësuar pritjet e qytetarëve shqiptarë, ndërsa në "zgjedhjet e ardhshme duhet të shmanget rezultati zgjedhor, i cili mund të kontestohet".
Gonzato vizitoi Shkodrën, në përmbyllje të projektit trevjeçar "BE për komunat", ku 19 komuna ishin përfituese të projekteve të mbështetura financiarisht nga Bashkimi Evropian. sa/