• e shtunë, 23 nëntor 2024

Golob: Disa miliarda euro arrijnë dëmet nga përmbytjet katastrofike në Slloveni

Golob: Disa miliarda euro arrijnë dëmet nga përmbytjet katastrofike në Slloveni

Lubjanë, 8 gusht 2023 (MIA) - Dëmet nga përmbytjet katastrofike në Slloveni do të arrijnë disa miliarda euro, deklaroi kryeministri i këtij vendi Robert Golob.

Përmbytjet më të mëdha deri më tani në Slloveni kanë shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, kanë marrë shtpëi dhe kanë lënë fshatra të rrënuara. Reshjet e mëdha me ditë të tëra kanë rënë në potuajse dy të tretat e vendit, duke shkatërruar ndërtesa dhe ura.

"Dëmi do të arrijë deri në disa miliarda euro", i ka shprehur kryeministri vlerësimet e fundit në programin e televizionit publik, njofton STA. Sipas tij, për sanim efikas do të nevojitet "të bëhet gjithçka dhe të gërrmohet gjithkund ku mundet" dhe të merren sa më shumë fonde evropiane dhe ndihmë nga vendet e huaja. Golob paralajmëroi se qeveria do të sigurojë pako ndihmë për të prekurit e drejtpëdrejtë.

"Duam sot t'i tregojmë njerëzve zgjidhje", tha mbrëmë kryeministri Golob, duke shtuar se koha për aksion nuk duhet të luftojë me muaj dhe vite, por me ditë dhe javë. Është e domosdoshme të kthehet besimi i njerëzve për vendin dhe të ardhmen", theksoi ai.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në të gjithë Slloveninë veriperëndimore dhe qendrore, ndërsa ushtria, zjarrfikësit dhe punonjësit e shpëtimit përpiqen të çlirojnë të tjerët dhe të pastrojnë rrugët. Gjashtë persona kanë vdekur që nga e premtja, duke përfshirë dy shtetas holandezë. Agjencia sllovene e mjedisit njoftoi se përmbytjet kishin filluar të zvogëloheshin dje, por disa zona ishin ende të shkëputura. Bashkimi Evropian ofroi makineri të rënda dhe njësi inxhinierike. Sllovenia ka kërkuar gjithashtu helikopterë, trupa dhe ura montuese nga aleanca ushtarake e NATO-s. Kroacia dhe Hungaria ndihmuan me helikopterë dhe Gjermania me një ekip të mbrojtjes civile. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR