• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gofus: Nuk ka progres drejt deeskalimit në Kosovë, rënie në bashkëpunim me Prishtinën

Gofus: Nuk ka progres drejt deeskalimit në Kosovë, rënie në bashkëpunim me Prishtinën

Prishtinë, 5 korrik 2023 (MIA) - Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Tomas Gofus, tha sot se në Kosovë nuk ka përparim sa i përket deeskalimit të situatës, transmetoi Euronjuz në gjuhën serbe.

“Kjo kërcënon sigurinë e të gjithë popullit të Kosovës, si dhe të personelit të NATO-s”, tha Thomas Gofus para një grupi gazetarësh në Prishtinë.

Ai deklaroi se Beogradi dhe Prishtina nuk iu bindën thirrjeve ndërkombëtare për të ndërmarrë hapa për deeskalimin e tensioneve.

Gofus shtoi se ka një rënie të “bashkëpunimit praktik dhe politik me Kosovën”.

“Kjo është në kundërshtim me aspiratat euroatlantike të popullit kosovar, theksoi zyrtari amerikan.

Ai theksoi se, pas pushtimit rus të Ukrainës, "askush nuk duhet të rrezikojë një konflikt të ri në Evropë që do të minonte paqen dhe stabilitetin e fituar me kaq shumë sakrifica".

Goffus tha se 93 ushtarë të misionit të KFOR-it u plagosën gjatë konfliktit me protestuesit serbë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

"Kjo është absolutisht e papranueshme dhe nuk duhet të përsëritet. NATO-ja ia ka bërë të qartë edhe qeverisë serbe", tha ai.

Gjatë protestës janë lënduar edhe 52 serbë, kujton Euronjuz. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR