• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gllavçev: Toni i përdorur nga Maqedonia e Veriut nuk është në favor të anëtarësimit në BE

Gllavçev: Toni i përdorur nga Maqedonia e Veriut nuk është në favor të anëtarësimit në BE

Sofje, 20 shtator 2024 (MIA) - Konsideroj se toni i përdorur nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do ta ndihmojë atë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, deklaroi sot në Sofje kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev.

"Bullgaria është partner i parashikueshëm, besnik ndaj BE-së. Nuk ka me çka t'i befasojmë vendet tjera anëtare. Ne mbështesim zgjerimin dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kemi bërë mjaft kompromise me identitetin kombëtar. Republika e Maqedonisë së Veriut thjesht duhet të përmbushë kërkesat e BE-së", tha Gllavçevi.

Deklarata e Gllavçevit është një nga vargu i reagimeve nga politikanët bullgarë ndaj vërejtjeve nga pala maqedonase për mosvendosjen e flamurit maqedonas gjatë takimit joformal të presidentëve të të dy vendeve, Gordana Siljanovska Davkova dhe Rumen Radev, javën e kaluar në Sofje, veçanërisht pas deklaratës së zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili tha se "padyshim që nikoqiri nuk është i civilizuar, e as që ka respekt, kështu që ndodhin situata të tilla".

Премиерот Христијан Мицкоски на Фејсбук објабви дека на маргините на официјалната фотосесија на лидерите на влади и шефови на држави на НАТО самитот во Вашингтон остварил кус разговор со прем

Eurodeputeti i PPE/GERB, Andrej Kovaçev tha në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar se ata kishin informuar Partinë Popullore Evropiane për sjelljen e VMRO-DPMNE-së dhe shtoi se ata kërkojnë të iniciohet procedurë për të përjashtuar atë parti nga PPE.

"Konsideroj se ata e dëshmojnë në çdo mënyrë se duan të jenë me Fidesin, partinë e Orbanit. Kjo është dëshira e tyre dhe ata janë shumë larg vlerave të PPE-së dhe demokracisë evropiane", tha Kovaçevi, i cili beson se drejtimi gjeopolitik i zgjedhur nga autoritetet në Shkup është në përputhje me politikat e Vuçiqit, Orbanit, Kinës dhe Rusisë.

Малку е веројатно до утре или во следните неколку часа да има некаков нов развој на настаните во однос на сегашната состојба, особено ако се има предвид неуспехот на последниот состанок заедн

Lidhur me deklaratën e Nikolloskit për mosvendosjen e flamurit maqedonas, Kovaçevi beson se ajo ishte e koordinuar me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski.

"Kjo tregon një dëshirë të qartë të udhëheqjes aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mos vazhduar në rrugën e integrimit evropian. Ata po kërkojnë justifikim para publikut të tyre pse kjo nuk mund të ndodhë, dhe justifikimi është, natyrisht, duke njollosur Bullgarinë", konsideron Kovaçevi, i cili gjithashtu iu referua, siç tha, "aktiviteteve të tyre për bllokimin e Korridorit 8".

Sipas tij, Bullgaria nuk shkaktoi provokim dhe u soll në mënyrë të civilizuar dhe evropiane dhe nuk e përdori çështjen e marrëdhënieve me Shkupin në fushatën parazgjedhore.

Në një intervistë në Kanal 5 dje, Nikolloski tha se ndërtimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë në Korridorin 10 është përparësia më e lartë për vendin dhe se ai do ta fillojë atë dhe do ta ndërtojë atë në dy mandate, duke theksuar se ai nuk është kundër ndërtimit të hekurudhës me Bullgarinë, por se nuk do të jetë e mundur të ndërtohet një rrugë që nuk është e realizueshme.

Изјава на Александар Николоски од ВМРО-ДПМНЕ пред Собранието на Република Северна Македонија.

"Nuk jam kundër ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë, por ajo nuk do të ndërtohet përgjatë një rruge që është e parealizueshme, shumë e shtrenjtë dhe në një mënyrë me përpjekje për korruptim ndaj meje dhe Kryeministrit, e cila është theksuar publikisht," theksoi ministri në lidhje me fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë.

Me reagim ndaj zhvillimeve të fundit në relacionin Shkup-Sofje sot doli edhe udhëheqësi i Rilindjes, Kostadin Kostadinov. Ai i kërkon Parlamentit Bullgar të miratojë një deklaratë, ku Bullgaria do të informojë partnerët e saj në BE "për atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit - se ka sabotim kundër politikave pan-evropiane dhe se një prej tyre është Korridori 8".

"Kur doni të jeni në një shtëpi të përbashkët evropiane, duhet të respektoni politikën e kësaj shtëpie të përbashkët evropiane. Një nga kushtet është të kemi një politikë të fqinjësisë së mirë. Nënshkruam Marrëveshje për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Maqedoninë e Veriut, të cilën për momentin sinqerisht e shohim si të shkelur. Sigurisht, ne e kuptojmë se kjo është një politikë e qëllimshme provokimi", tha Kostadinovi.

Më herët, me reagime për siç bëjnë të ditur, kualifikimet ofenduese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dolën edhe nga Kabineti i Presidentit Bullgar Rumen Radev dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje, derisa ish-kryeministri bullgar dhe kreu i GERB-it Bojko Borisov lidhur me deklaratën e Nikolloskit tha se "ka vetëm një justifikim për fjalorin që ata përdorin - dorëheqja e atij ministri, e nëse nuk e bëjnë këtë, as presidenti, kryeministri, ministrat, as partitë nuk duhet të takohen dhe të bisedojnë me ta."

Kryeministri Mickoski tha dje nga Brukseli se integrimi në BE duhet të jetë proces në të cilin arritjet do të jenë faktori vendimtar, jo çështjet dypalëshe, sepse ne nuk mund të pranojmë më ultimatume dhe për ne parimi "ata janë atje, e ju jeni jashtë" është i papranueshëm.

The process of integration with the European Union should be based on achievements and not on bilateralization, i.e. bilateral issues, Prime Minister Hristijan Mickoski said in Brussels on Th

Pas takimeve me zyrtarë të lartë evropianë, ai tha se në to është biseduar për perspektivën evropiane të rajonit dhe shtetit tonë, duke theksuar se ne mbetemi të përqendruar në propozimin e zgjidhjeve për sfidat.

"Për shkak të çështjeve dypalëshe, për shkak të çështjeve që lidhen me Mesjetën, ne nuk mund të zhvillohemi si shtet për shekullin 21, e lëre më të flasim për diçka më shumë. Prandaj theksova edhe një herë se ne nuk mund të pranojmë më ultimatume dhe parimin që ata janë atje, dhe ju jeni jashtë dhe nëse doni të jeni atje, duhet ta pranoni… na vjen keq, por ne nuk mund ta pranojmë. E nga ana tjetër, na thonë se ka dëshirë që të jemi anëtare e Bashkimit Evropian. Përgjigja ime për atë tezë është, nëse ka dëshirë, atëherë ka mënyrë", theksoi Mickoski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR