• e premte, 27 dhjetor 2024

Gladkov: Katër të plagosur në granatimet ukrainase të qytetit kufitar rus Shebekino

Gladkov: Katër të plagosur në granatimet ukrainase të qytetit kufitar rus Shebekino

Kiev, 31 maj (MIA) - Forcat ukrainase bombarduan një qytet rus afër kufirit për herë të tretë brenda një jave, , me ç'rast janë plagosur katër persona dhe ka ndërtesa të dëmtuara dhe automjete të djegura, deklaroi sot guvernatori i rajonit, Vjaçeslav Gladkov.

“Dy persona janë shtruar në spital si pasojë e sulmit me artileri në Shebekino”, ka shkruar guvernatori i Belgorodit në Telegram.

“Gjatë granatimeve, ndër të tjera, u dëmtuan dritaret dhe çatitë e një ndërtese banimi tetë katëshe, katër shtëpi dhe një shkollë”, shtoi Gladkov.

Ai njoftoi të hënën se dy ndërtesa industriale në qytet u prekën. Të shtunën, ai tha se u vu nën zjarr artilerie ndërsa po përpiqej të hynte në qytet, i cili është rreth shtatë kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Belgorod, i cili kufizohet me rajonin ukrainas të Harkov, është sulmuar gjithnjë e më shumë nga forcat ukrainase muajt e fundit. ls/

Foto: Telegram

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR