• e mërkurë, 02 tetor 2024

Gjysma e SHBA-së kërcënohet me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe të rrezikshme, disa qytete tashmë kanë hapur “qendra për ftohje”

Gjysma e SHBA-së kërcënohet me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe të rrezikshme, disa qytete tashmë kanë hapur “qendra për ftohje”

Uashington, 28 korrik 2023 (MIA) – Çdo i  dyti amerikan do të përballet me temperatura jashtëzakonisht të nxehta dhe të rrezikshme dhe lagështi të lartë, pasi vala e të nxehtit i ka përfshirë bregun perëndimor dhe lindor të SHBA-së. 

Më shumë se 170 milionë amerikanë janë nën një paralajmërim të nxehtësisë së tepërt sepse pritet deri të shtunën pasdite zhiva pritet të rritet mbi 38 gradë Celsius në shumë vend, bëri të ditur Shërbimi Metereologjik (NVS). 

Disa nga qytetet më të mëdha në SHBA, duke përfshirë Çikagon, Nju-Jorkun dhe Filadelfian, kanë hapur qendra për ftohje në bibliotekat publike dhe qendra për ata që nuk mund t'i shmangin temperaturat e larta. 

 Nxehtësia ekstreme mund të jetë e rrezikshme për shëndetin dhe madje edhe vdekjeprurëse, paralajmëroi qyteti i Bostonit në faqen e tij të internetit pasi shpalli gjendje të jashtëzakonshme  për shkak të nxehtësisë, duke shtuar se ekuipazhet e tij në rrugë do të sigurojnë ujë në rrugët e tyre.

Autoritetet e qytetit dhe sinoptikanët po u bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë jashtë të nxehtit  sepse mund të shkaktojë sëmundje të lidhura me nxehtësinë, veçanërisht për ata që punojnë ose marrin pjesë në aktivitete në ambient të hapur, personat mbi 65 vjeç, fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike.

"Pini shumë lëngje, qëndroni në një dhomë me ajër të kondicionuar, largoheni nga diellit dhe kontrolloni të afërmit dhe fqinjët, thonë nga NVS. 

 Në Filadelfia, ku indeksi i nxehtësisë mund të arrijë 42 gradë Celsius, autoritetet lokale për sot dhe nesër e kanë vazhduar  orarin  e punës të pishinave publike dhe shatërvanëve.

 Në Nju -ork, ku pritet indeksi i nxehtësisë të arrijë 39 gradë Celsius, autoritetet lokale çublikuan një video në rrjetet sociale duke u bërë thirrje pronarëve t'i mbajnë kanakarët e tyre të hidratuar mirë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR