• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjysma e banorëve të Moldavisë votuan "pro" BE-së, rezultati përfundimtar është ende i pasigurt

Gjysma e banorëve të Moldavisë votuan

Kishinjev, 21 tetor 2024 (MIA) - Gjysma e banorëve të Moldavisë votuan "pro" referendumit dje për aspiratat për anëtarësimin e vendit në BE, treguan rezultatete e përkohshme, duke e vënë vendin e vogël në rrugën e duhur për t'u bashkuar me tregun e vetëm, pavarësisht presionit nga Rusia.

Me 97,66 për qind të votave të numëruara deri në orën 3 sipas Griniçit, 50 për qind e moldavëve votuan "pro", tregojnë rezultatet e publikuara në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Moldavisë.

Rezultati përfundimtar ende është i pasigurt. Disa orë më parë, rezultatet e pjesshme treguan se 57 për qind nuk janë të gatshëm të vendosin për inkuadrim në BE.

Edhe pse larg suksesit të madh, rezultatet janë në favor të presidentes aktuale proevropiane Maja Sandu, e cila u kandidua në zgjedhjet për ta mbajtur pozitën e saj. Herët në mëngjes, me 97,7 për qind të votave të numëruara, ajo fitoi 41,91 për qind të votave.

Rivali kryesor i Sandus në zgjedhjet presidenciale, ish kryeprokurori Aleksandar Stojanoglo, fitoi 26,32 për qind të votave, duke krijuar terrenin për balotazhin e 3 nëntorit në vendin e varfër ish sovjetik në Evropën Juglindore. 

Në një deklaratë për moldavët, Sandu mbrëmë vonë tha se ka "dëshmi të qarta"se grupet kriminale të cilat punojnë së bashku me forcat e huaja armiqësore në interesat e Moldavisë bëjnë përpjekje të blejnë 300.000 vota, siç e quajti ajo "mashtrim i paprecedencë". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR