• e martë, 17 mars 2026

Gjysmëhëna e Kuqe: Të paktën 555 të vrarë në Iran pas sulmit izraelito-amerikane

Gjysmëhëna e Kuqe: Të paktën 555 të vrarë në Iran pas sulmit izraelito-amerikane

Teheran, 2 mars 2026 (MIA) - Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane kumtoi se të paktën 555 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve të përbashkëta izraelito-amerikane, publikoi sot agjencia e lajmeve "Fars". 

Organizata humanitare kumtoi se më shumë se 100.000 shpëtimtarë u vendosën në të gjithë vendin dhe se mbi 130 rajone ishin prekur nga lufta. 

Izraeli dhe SHBA-ja theksuan se prej të shtunës kishin goditur qindra objektiva në Iran, duke përfshirë vendet e lëshimit të raketave, objektet që lidhen me programin bërthamor të Iranit, selinë ushtarake dhe anëtarë të lartë të udhëheqjes politike. 

Kryeqyteti, Teherani, dje përsëri u bombardua rëndë, ndërsa lideri suprem iranian Ali Hamenei u vra të shtunën në valën e parë të sulmeve.

Izraeli dhe SHBA-ja thonë se ofensiva ka për qëllim të kundërshtojë kërcënimin që paraqesin aftësitë raketore dhe programet bërthamore të Iranit, si dhe t'u ofrojë iranianëve mundësinë për të rrëzuar qeverinë e tyre. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR