• e martë, 02 korrik 2024

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze pranoi 10 kamionë me ndihmë për Gazën

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze pranoi 10 kamionë me ndihmë për Gazën

Gazë, 29 tetor 2023 (MIA) - Dhjetë kamionë me ndihmë humanitare për Gazën kaluan procedurat kontrolluese në vendkalimin kufitar Rafah dhe sot janë pranuar nga Gjysmëhëna e Kuqe.

"Përmes vendkalimit Rafah kemi pranuar dhjetë kamionë nga vëllezërit tanë nga Gjysmëhëna egjiptase, me rezerva të ushqimit dhe materialeve mjekësore. Numri i përgjithshëm i kamionëve të arritur deri tani është 94, ndërsa derivatet ende nuk kanë arritur", kumtuan nga organizata, shkruan Si-En-En.

Gjithsej 40 kamionë nga Aleanca kombëtare egjiptase për zhvillim civil arritën në anën egjiptase të vendkalimit Rafah mbrëmë dhe shumica prej tyre presin të kalojnë kontrollet e sigurisë para se të hyjnë në Gazë.

Ushtria izraelite sot kumtoi se pret që së shpejti të fillojnë të hyjnë ende kamionë me ndihmë për Gazën. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR