• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykimi i Trampit për falsifikimin e të dhënave tatimore do të fillojë më 25 mars të vitit 2024 në një gjykatë në Manhatan

Gjykimi i Trampit për falsifikimin e të dhënave tatimore do të fillojë më 25 mars të vitit 2024 në një gjykatë në Manhatan

Nju-Jork, 24 maj 2023 (MIA) - Më 25 mars të vitit të ardhshëm do të fillojë gjyqi ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, i akuzuar se ka falsifikuar të dhënat e biznesit për të fshehur paratë e paguara për të heshtur porno-yllin Stormi Daniels.

Gjykatësi e njoftoi datën në një seancë ku Tramp mori pjesë përmes videos. Ai kishte deklaruar muajin e kaluar se ishte i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Në seancën e së martës, gjykatësi i Manhatanit, Huan Merçan shqyrtoi një urdhër që ndalonte ish-presidentin Tramp të shpërndante publikisht disa prova të dorëzuara nga prokurorët.

Tramp u lejua të mos paraqitej personalisht në gjykatë, për të shmangur sfidat e mëdha të sigurisë dhe logjistikës që shoqëruan shpalljen e akuzës ndaj tij muajin e kaluar.

Ish-presidenti republikan mund të flasë publikisht për çështjen penale, sipas urdhrit të gjykatësit Merchan, por ai mund të mbajë përgjegjësi për shpërfillje të gjykatës, nëse përdor provat e dhëna nga prokurorët kundër dëshmitarëve ose personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Zoti Trump deklaroi se ishte i pafajshëm më 4 prill për 34 akuza lidhur me falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me pagesat që kompania e tij i kishte dhënë ish-avokatit të tij, Majkëll Kohen.

Prokurorët thonë se këto pagesa kishin për qëllim rimbursimin dhe kompensimin e Kohen për kryerjen e pagesave në këmbim të heshtjes gjatë fushatës së vitit 2016 lidhur me akuza për marrëdhënie jashtëmartesore. Tramp mohon të ketë pasur lidhje jashtëmartesore dhe thotë se ndjekja penale është e motivuar politikisht.

Urdhri i gjykatësit Merçan ndalon Trampin dhe avokatët e tij të shpërndajnë prova te palët e treta ose t'i postojnë ato në mediat sociale dhe kërkon që disa materiale të ndjeshme të shpërndara nga prokurorët të mbahen vetëm nga avokatët e Tramp, jo vetë ai.

Prokurorët kërkuan urdhrin nga gjykata menjëherë pas arrestimit të Trampit, duke përmendur atë që ata thonë se është prirja e tij për të bërë "deklarata ngacmuese, që vënë njerëzit në pozitë dhe kërcënuese" për njerëz me të cilët është angazhuara në mosmarrëveshje ligjore.

Gjykatësi Merçan, duke vënë në dukje statusin "të veçantë" të Trumpit si ish-president dhe kandidat aktual, e ka bërë të qartë se urdhri mbrojtës nuk duhet të interpretohet si një urdhër për t’i mbyllur atij gojën dhe se Trampi ka të drejtë të mbrohet publikisht.

Avokatët e ish-presidentit Trampi po kërkojnë që çështja e tij penale të transferohet në gjykatën federale. Derisa të vendoset nëse një gjë e tillë do të pranohet, ajo do të vazhdojë në gjykatën shtetërore. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR