• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata Supreme e SHBA-së kërkon përgjigje nga prokurori për kërkesën e Trampit që të shtyhet gjykimi

Gjykata Supreme e SHBA-së kërkon përgjigje nga prokurori për kërkesën e Trampit që të shtyhet gjykimi

Uashington, 13 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata Supreme e SHBA-së i dha afat prokurorit të posaçëm që deri më 20 shkurt të ardhshëm t'i përgjigjet kërkesës së ish presidentit amerikan Donald Tramp që ta shtyjë gjykimin lidhur me përpjekjen e tij që t'i shfuqizojë rezultatet nga zgjedhjet e vitit 2020.

Kërkesa e Gjykatës Supreme është dërguar një ditë pasi Trampi kërkoi nga gjykata që të intervenojë në këtë rast.

Trampi e konteston vendimin e gjykatës federale të apelit në të cilën theksohet se mund të përballet me padi penale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR