• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Supreme e Miçigenit e hodhi poshtë përpjekjen për të bllokuar kandidaturën e Trampit për zgjedhjet në vitin 2024

Gjykata Supreme e Miçigenit e hodhi poshtë përpjekjen për të bllokuar kandidaturën e Trampit për zgjedhjet në vitin 2024

Uashington, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata Supreme e shtetit federal amerikan Miçigen refuzoi shqyrtimin e peticionit të votuesve me të cilën kërkohet skualifikimi i Donald Trampit nga zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm për shkak të rolit të tij në sulmin në Kapitol më 6 janar të vitit 2021.

Vendimi i lejon Trampit të qëndrojë në fletën e votimit në këtë shtet.

Votuesit kërkuan të skualifikonin Trampin sipas një dispozite në Kushtetutën e SHBA-së që ndalon njerëzit që kanë marrë pjesë në "kryengritje ose rebelim" të mbajnë detyrë nëse kanë bërë më parë betimin e detyrës në SHBA.

Gjykata e Lartë e shtetit të Kolorados, javën e kaluar skualifikoi kandidaturën e Trampit në këtë shtet federal, duke iu referuar dispozitës së përmendur kushtetuese. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR