• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjykata supreme e Kolorados Trampit ia ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale në atë shtet

Gjykata supreme e Kolorados Trampit ia ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale në atë shtet

Uashington, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata supreme e Kolorados solli vendim me të cilin kandidatit presidencial Donallt Tramp ia ndaloi të ndodhet në fletëvotim për zgjedhje të presidentit në atë shtet sepse më 6 janar 2021 ai kreu aktivitete kryengritëse.

Kundërshtarët e Trampit vendimin e karakteerizuan si historik dhe thanë se kjo mund të parandalojë që ai të marrë pjesë në zgjedhje, dhe të fitojë, për çka po zhvillon fushatë tashmë një vit.

Nga shtabi zgjedhor i ish-presidentit, vendimin e quajtën jodemokratik dhe menjëherë e dërguan në apelin e Gjykatës supreme të SHBA-së.

Vendimi është bazuar në shkrimin nga Kushtetuta, futur në vitin 1868 i cili parandalon oficerë të zgjedhur shtetëror të cilët kanë inicuar kryengritje kundër SHBA-së të vijnë në pushtet.

Gjykata të tjera në SHBA po përgatiten të sjellin vendime të ngjashme. Nëse konstatime të ngjashme sillen edhe në shtete të tjera, Trampi do të ketë vështirësi të mëdha, e ndoshta edhe të patejkalueshme, të sigurojë nominim republikan dhe të fitojë në zgjedhjet e nëtorit 2024, shkruan Uashington post.

"Shumica nga gjykata konsideron se presidenti Tramp është diskualifikuar për ta mbajtur funksionin President sipas Aktit tre nga Amandamenti i 14-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës", thueht në vendim.

"Sepse ai është diskualifikuar, do të ishte akt i gabueshëm të ndodhet në listën e kandidatëve në fletëvotimin fillestar presidencial", shtohet më tej.

Gjykata supreme e SHBA-së vendosë edhe për apel tjetër të Trampit sipas të cilit ai kërkon imunitet në një prej rasteve të tij të krimit - aktakuzë e ngritur në Uashington nga prokurori special, Xhek Smith, ndërkaq për shkak të tentimit të paligjshëm për ta parandaluar fitoren e presidentit Xho Bajden në zgjedhjet e vitit 2020. Trampi mohon se ka bërë çfarëdo lloj krimi.

Gjykata supreme e SHBA-së është instanca më e lartë e cila vendosë nëse vendimi i Gjykatës supreme të Kolorados është i ligjshëm. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR