• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata speciale e caktoi për më 24 tetor seancën ndaj Sali Berishës

Gjykata speciale e caktoi për më 24 tetor seancën ndaj Sali Berishës

Tiranë, 18 tetor 2024 (MIA) - Gjykata speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për 24 tetor caktoi seancën për dosjen “Partizan”.

"Para tre ditëve Prokuroria speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK ka dorëzuar këtë dosje në të cilën akuzohen Sali Berisha, Jamarbër Maltezi, Fatmir Bekteshi, Xhimi Begej, Andina Pustina, Studio "Pustina" kompanitë "Homeplan" dhe "Kontakt", njoftuan mediat.

Lënda është te gjykatësja Flojera Davidi e cila duhet të sjellë vendim nëse rasti do të dërgohet në gjykatë, mund ta kthejë atë për përfundimin e hetimeve ose ta hedhë rastin. 

"Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngarkohet për veprën penale "Korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendor" e kryer në bashkëpunim për të cilën mund të marrë dënim me burg në afat prej tetë vitesh. Dhëndri i tij, Jamarbër Maltezi në mënyrë joligjore ka përfituar rreth 5.4 milionë euro të ardhura nga biznesi i ndërtimit, raportojnë mediat.

Ai e ka privatizuar kompleksin sportiv "Partizan" në qendër të Tiranës, falë vendimeve të qeverisë ku kryeministër i atëhershëm ishte Berisha, pas së cilës ai ndërtoi disa ndërtesa shumëkatëshe.

Berisha, i cili këto ditë mbushi 80 vjet dhe pretendon se është i pafajshëm, ndodhet në arrest shtëpiak nga 30 dhjetori i vitit të kaluar. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2021 u zgjodh për deputet, por parlamenti pas kërkesës së SPAK-it ia mori imunitetin e deputetit. 

Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Berishën në listën me sanksione që nga muaji maj i vitit 2021 për shkak të dyshimit për korrupsion, ndërsa në muajin qershor të të njëjtit vit, edhe Britania e Madhe. Ai atëherë akuzoi se të dyja vendimet janë rezultat i “akuzave dhe lobimeve të kryeministrit Edi Rama dhe multimiliarderit Xhorxh Soros”. qa/

  
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR