• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata së shpejti do të publikojë një raport të pjesërishëm për Trampin

Gjykata së shpejti do të publikojë një raport të pjesërishëm për Trampin

Uashington, 13 shkurt 2023 (MIA) - Disa pjesë nga raporti i Jurisë së Madhe të Xhorxhias për përpjekjet e ish-presidentit Donald Tramp për të sfiduar zgjedhjet e vitit 2020 do të publikohen menjëherë, por çdo rekomandim për akuza të mundshme penale do të mbetet i mbyllur për momentin, deklaroi sot gjyqtari i shtetit.

Konstatimet e Këshillit hetimor, të cilat që atëherë kanë mbetur të mbyllura pas përfundimit të raportit përfundimtar në janar, ato potencialisht mund të shërbejnë si bazë për ndjekjen penale të Trampit ose bashkëpunëtorëve të tij, të cilët u përpoqën të sfidonin fitoren e presidentit demokrat Xho Bajden.

Gjykatësi i Gjykatës së lartë të qarkut Fulton në Xhorxhia, Robert Mekbërn tha se tre pjesë të raportit do të publikohen të enjten.

Vendimi nëse do të ngrejë kallëzim penal përfundimisht i takon prokurores së qarkut Fulton, Fani Vilis.

Në seancën dëgjimore të 25 janarit, Uilisi i ka thënë Mekbërnit se vendimet e akuzës ishin "të pashmangshme" dhe i kërkoi atij që ta mbante raportin konfidencial.

Hetimi i Uilis mund ta bëjë Trampin, ish-presidentin e SHBA-së që të përballet me ndjekje penale, disa muaj pasi ai nisi ofertën e tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024.

Tramp mohoi gjithçka dhe e akuzoi Uilis, i cili u zgjodh nga demokratët, se ishte politikisht i motivuar . mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR