• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata ruse ka hedhur poshtë padinë e nënës së Navalnit se ai nuk ka marrë kujdes mjekësor

Gjykata  ruse ka hedhur poshtë padinë e nënës së Navalnit se ai nuk ka marrë kujdes mjekësor

 Moskë, 22 mars 2024 (MIA)  - Gjykata në Rusi sot e hodhi poshtë padinë e nënës së liderit të ndjerë të opozitës Aleksei Navalni, Ludmila. Në padi pretendohej se Navalni në burg nuk ka  marrë kujdesin e duhur mjekësor.

 Drejtori i Fondacionit Kundër Korrupsionit, Ivan Zhdanov deklaroi se gjykata në qytetin Labitnangi, në afërsi të burgut Arktik ku në shkurt ndrroi jetë Navalni, hodhi poshtë padinë. Në shpjegim thuhet se vetëm Navalni mund të jetë paditës.

 "Aleksej ngriti një sërë padish kundër administratës së burgut për mosdhënie të kujdesit mjekësor. Këto pretendime u hodhën poshtë. Tani që ai është vrarë, pretendimi i familjes së tij hidhet poshtë me tallje", ka shkruar Zhdanov në Telegram.

 Navalni, i cili ishte kundërshtari më i shquar i presidentit Vladimir Putin, po vuante një dënim me 19 vjet burg në momentin e vdekjes së tij. Ai ishte në burg që nga janari i vitit 2021,  pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me agjent nervor, për të cilin akuzoi  Kremlinin.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR