• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata ruse i caktoi dënim me burg ushtarit amerikan për kërcënime dhe vjedhje

Gjykata ruse i caktoi dënim me burg ushtarit amerikan për kërcënime dhe vjedhje

Moskë, 19 qershor 2024 (MIA) - Një gjykatë ruse solli aktvendim për dënim me burg për një ushtar amerikan për shkak të kërcënimeve me vdekje dhe vjedhje, lajmëruan mediumet shtetërore në Rusi. Gordon Blek është dënuar me tre vite e nëntë muaj burg nga gjykata në Vlladivostok.

Bllek (34) u arrestua muajin e kaluar në qytetin e lindjes së largët, ku ishte për vizitë tek një ruse me të cilën ishte takuar dhe po argëtohej derisa shërbente në Korenë  Jugut.

Ai u arrestua pasi që gruaja, të cilën mediumet ruse e quajnë Aleksandra Vashuk, pas një zënke, e kishte paraqitur në polici.

Vashuk e akuzoi ushtarin Blek se i ka vjedhur rreth 10.000 rubla (100 euro) dhe tha se e kishte sulmuar fizikisht.

Blek u deklarua si "pjesërisht me faj" për vjedhje dhe i pafajshëm për kërcënimin se do ta vrasë rusen Vashuk, kumtuan mediumet ruse.

Avokati i tij ka ndër mend të parashtrojë ankesë ndaj aktvendimit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR