• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata pezullon përkohësisht reformën e punës së presidentit argjentinas

Gjykata pezullon përkohësisht reformën e punës së presidentit argjentinas

Buenos Aires, 4 janar 2024 (MIA) - Gjyqësori i Argjentinës përkohësisht ka hedhur poshtë reformat e ligjit të punës që janë pjesë e “mega-ligjit” të derregullimit të presidentit ultra-liberal Havier Milej, i cili me këtë vendim pësoi mossuksesin e parë në funksionin pas një fitoreje bindëse në zgjedhje, raportojnë mediat franceze.

Vendimi, i cili është i pari, megjithëse vetëm  i përkohshëm, mossukses për aksion të reformës ultra-liberale të Havier Milejit do të apelohet, konfirmoi një burim qeveritar.

 Presidenti Milaj, i cili dha betimin më 10 dhjetor, 10 ditë më vonë shpalli dekretin që vendos kuadrin për derregullimin masiv të ekonomisë, duke ndryshuar ose shfuqizuar më shumë se 300 rregullore, të cilat prekin më së shumti kontrollin e punës, çmimeve dhe qirasë, privatizimin e ndërmarrjeve publike, si dhe rregulloret e eksportit dhe importit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR