• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata penale ndërkombëtare e heton rritjen e armiqësive në Darfur

Gjykata penale ndërkombëtare e heton rritjen e armiqësive në Darfur

Nju-Jork, 13 korrik 2023 (MIA) - Gjykata penale ndërkombëtare (GJPN) e heton rritjen e armiqësive në rajonin sudanez Darfur nga mesi i prillit, duke përfshirë edhe raporte për vrasje, dhunime dhe krime që i godasin fëmijët, deklaroi kryeprokurori para Kombeve të Bashkuara.

Armata e rregullt dhe forcat paramilitare për përkrahje të shpejtë (RSF) luftojnë në kryeqytetin Kartum dhe rajonet tjera të Sudanit në luftë për pushtet, që shpërtheu nga mesi i prillit.

Më shumë se tre milionë njerëz janë shpërngulur, duke përfshirë edhe mbi 700.000, të cilët kanë ikur në vendet fqinje.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh javën e kaluar deklaroi se Sudani, vendi i tretë afrikan sipas sipërfaqes, është në prag të luftës civile me përmasa të plota, gjë që mund ta destabilizojë rajonin më të gjerë.

"Zyra mund të konfirmojë se ka hapur hetime për incidente që kanë ndodhur në kontekst të armiqësive aktuale", njoftoi zyra e prokurorit të GJPN-së, Karim Kan në raportin deri te Këshilli i sigurimit të KB-së.

Prokurorët e GJPN-së me kujdes i ndjekin raportet për vrasjet jashtëgjyqësore djegien e shtëpive dhe tregjeve dhe plaçkitjeve në Al Geneina, Darfurin perëndimor, si dhe vrasjet dhe shpërnguljet e civilëve në Darfurin verior dhe lokacioneve tjera në Darfur", thuhet në raport.

Ata, po ashtu, hetojnë "informata për krime seksuale, duke përfshirë edhe dhunime masive dhe raporte masive për dhunë ndaj fëmijëve".

Edhe pse GJNP në këtë moment nuk mund të punojë në Sudan për shkak të situatës së sigurisë, ka për qëllim ta bëjë atë sa më shpejtë, thuhet në raport. Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së nga viti 2005, kompetenca e tij është e kufizuar në rajonin e Darfurit.

GJNP ka katër urdhërarresta lidhur me luftimet e mëparshme në Darfur në periudhën 2003-2008, duke përfshirë edhe kundër ish presidentit sudanez, Omar al-Bashir me akuzë për gjenocid. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR