• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata në Salehard njoftoi se muajin e ardhshëm do të vendos nëse trupi i Navalnit do t'i dorëzohet nënës së tij

Gjykata në Salehard njoftoi se muajin e ardhshëm do të vendos nëse trupi i Navalnit do t'i dorëzohet nënës së tij

Moskë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata në qytetin rus Salehard ka njoftuar se më 4 mars prapa dyerve të mbyllura, do të vendos rreth kërkesës së Ludmilla Navalnaja (69), nënë e liderit opozitar rus Aleksej Navalni, që t'i dorëzohet trupi i djalit të saj, i cili ndërroi jetë në burg të premten më 16 shkurt.

Ludmilla navalnija nga e shtuna po përpiqet ta gjejë trupin për të cilin pohon se nuk e di ku është. Ajo apeloi deri te presidenti rus Vladimir Putin që t'ia dorëzojë trupin, që të mundet me dinjitet ta varros djalin e tij.

“Nuk kam mundësi ta shoh për të pestën ditë. Ata nuk duan të ma dorëzojnë trupin e tij. Nuk më thonë as ku është. Zgjidhja e këtij problemi varet vetëm nga ju. Më lejoni të shoh më në fund djalin tim. Kërkoj që trupi i Alekseit të më dorëzohet menjëherë, në mënyrë që ta varros si njeri”, tha Ludmilla Navalnaja në një video-mesazh drejtuar Putinit.

Autoritetet ruse thonë se shkaku i vdekjes së Navalnit mbetet i panjohur dhe po refuzojnë të dorëzojnë trupin për dy javët e ardhshme ndërsa po kryhen hetimet. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR