• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata në Moskë shtyu paraburgimin e tre avokatëve të Navallnit

Gjykata në Moskë shtyu paraburgimin e tre avokatëve të Navallnit

Moskë, 28 maj 2024 (MIA) - Gjykata në Moskë sot sërish e vazhdoi paraburgimin deri më 3 gusht të tre avokatëve të opozitarit rus Aleksej Navallni i cili vdiq në burg në muajin shkurt. Aleksej Lipser, Igor Sergunin dhe Vadim Kobzev, u arrestuan në tetor të vitit të kaluar nën akuzën për "ekstremizëm.

Avokatët akuzohen se i dhanë Navallnit informacione që i mundësuan atij të "planifikojë, përgatisë dhe kryejë krime ekstremiste" nga burgu ku ai vuante dënimin nga janari i vitit 2021 deri në vdekjen e tij më 16 shkurt të vitit 2024 në koloninë penale në Arktik. Nëse Lipser, Sergunin dhe Kobzev dënohen, ata mund të marrin deri në gjashtë vjet burg.

"Ne jemi akuzuar se i kemi dhënë informacion Navallnit. Por Navallni nuk ka më nevojë për to, ai ka vdekur", tha avokati Kobzev gjatë dëgjimit.

Navallni u arrestua në Moskë në janar të vitit 2021 pasi u kthye nga Gjermania, ku u shtrua në spital pasi ishte viktimë e një helmimi për të cilin fajësoi Kremlinin. Navallni u dënua me disa dënime me burg dhe në gusht të vitit 2023 u dënua me 19 vjet burg për "ekstremizëm". Rrethanat e vdekjes së Navallnit në koloninë penale të Arktikut mbeten të paqarta.

Dhe organizata e tij, Fondi Kundër Korrupsionit (FBK) gjithashtu është klasifikuar si "ekstremiste" në Rusi që nga viti 2021. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR