• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese rumune shfuqizoi zgjedhjet presidenciale

Gjykata Kushtetuese rumune shfuqizoi zgjedhjet presidenciale

Bukuresht, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Rumanisë sot i shfuqizoi zgjedhjet presidenciale, rrethi i dytë i të cilave duhej të mbahej të dielën, në atmosferë të dyshimit të madh për involvim rus.

U publikua se gjykata e o anulon tërë procesin për zgjedhjen e presidentit rumun, për t'u bindur në vlefshmërinë dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe kërkon që tërë procesi zgjedhor përsëri të fillojë.

Vendimi erdhi vetëm dy ditë pasi është hequr fshehtësia e dokumenteve zbuluese, të cilat sugjeronin se Rusia zhvilloi një fushatë të koordinuar në internet për të promovuar autsajderin e ekstremit të djathtë, i cili fitoi në rrethin e parë.

Dokumentet nga agjencitë zbuluese rumune treguan se ka pasur "sulme agresive hibride ruse" në Rumani gjatë periudhës zgjedhore, ndërsa fitorja e kandidatit të krahut të djathtë Kalin Gerogesku ishte rezultat i një fushate të koordinuar në mediat sociale. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR