• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e pezulloi nismën për pavarësinë e Katalonjës

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e pezulloi nismën për pavarësinë e Katalonjës

Madrid, 9 prill 2024 (MIA) – Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka pezulluar sot nismën legjislative të Parlamentit të Katalonjës, pesë muaj pas paraqitjes së saj, për fillimin e procesit të pavarësisë, hapi i parë i të cilit është referendumi.

Nisma u pezullua automatikisht pasi Gjykata Kushtetuese pranoi të shqyrtonte ankesën e qeverisë së Pedro Sançezit.

Sançez në dhjetor i tha presidentit rajonal katalanas Pere Aragones se "nuk vjen parasysh" organizimi i një referendumi për vetëvendosjen e Katalonjës. Sipas Sançez, një referendum i tillë do të shkelte Kushtetutën e vitit 1978.

Rezultatet e një sondazhi të kryer vitin e kaluar për qeverinë rajonale të Katalonjës treguan se 51 për qind e katalanasve do të refuzonin pavarësinë e rajonit në një referendum, ndërsa 42 për qind do ta mbështesnin atë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR