• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar procedurën për ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar procedurën për ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët

Tiranë, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë sonte njoftoi se është shqyrtuar padia e deputetëve të opozitës kundër marrëveshjes me Italinë për qendrat e pranimit për emigrantët në territorin shqiptar dhe e njëjta është pezulluar, njoftuan mediat. 

"Gjykatës Kushtetuese, pezullon ratifikimin, duke e bërë të pamundur votimin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend të paraparë për seancën plenare të nesërme. Seanca për shqyrtimin e padisë së opozitës do të mbahet më 18 janar të vitit 2024, ora 10:00", thuhet në vendim.

Shtohet se më datën 6 dhjetor të këtij muaj, 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kanë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë së Protokollit të nënshkruar midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit ne fushën e migracionit".

Sipas kërkesës, gjykata duhej të rponocohej brenda tre muajve, por në parim e shqyrtoi sot dhe mori vendim.

Të njëjtën  e parashtruan edhe deputetët e Partisë Demokratike të opozitës, mbështetës të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit, të cilët konsiderojnë se marrëveshja është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Me marrëveshjen më 6 nëntor në Romë e nënshkruan kryeministrat Xhorxha Meloni dhe Edi Rama parashikohet në pranverë  të funksionojnë të dyja qendrat për strehim, në qytetin port të Shëngjinit, dhe ish-baza ushtarake, tashmë e braktisur, Gjadri

 Në muaj duhet të vendosen tre mijë emigrantë, ndërsa çdo vit 36 ​​mijë emigrantë nga vendet afrikane që do të qëndronin këtu deri në marrjen e përgjigjes për azil nga autoritetet italiane.

Të gjitha shpenzimet i mbulon Qeveria italiane, ndërsa vlefshmëria e marrëveshjes është pesë vite me mundësi për ripërtërirje. qa/

Foto: Rama FB

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR