• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese e Shqipërisë e hodhi poshtë padinë e deputetëve për heqjen e masave ndaj Berishës

Gjykata kushtetuese e Shqipërisë e hodhi poshtë padinë e deputetëve për heqjen e masave ndaj Berishës

Tiranë, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata kushtetuese e hodhi poshtë padinë e një grupi deputetësh demokratë të krahut të Sali Berishës, me të cilën kërkohej pezullimi i masave të Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, ndaj Berishës.

Me këtë gjykata e legalizoi masën për paraqitje të detyrueshme në gjykatë dhe ndalës për dalje nga vendi të Sali Berishës, të miratuar nga Gjykata speciale më 21 tetor të këtij viti.

Vendimi i cili është miratuar me shumicë votash, nënkupton edhe të drejtën e arrestimit të tij për shkak të mosrespektimit të masës për paraqitje, pasi t'i hiqet imuniteti i deputetit.

Seanca për heqjen e imunitetit të dhomës ligjdhënëse është caktuar për nesër, pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Mandateve. Ai pritet të kalojë vetëm zyrtarisht duke marrë parasysh numrin e deputetëve të mazhorancës qeverisëse.

Nga ana tjetër Berisha për nesër para parlamentit paralajmëroi protesta masive, e cila do të vazhdojë para SPAK-ut. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR