• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë i konfirmoi rezultatet e referendumit

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë i konfirmoi rezultatet e referendumit

 Kishinau, 31 tetor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Moldavisë sot bëri të ditur  se i njeh rezultatet e referendumit të mbajtur më 20 tetor, i cili me shumicë të ngushtë të votave mbështeti aspiratat e vendit për anëtarësim në BE.

 Sipas rezultateve të referendumit, 50,08 për qind e votuesve votuan për integrim evropian, ndërsa 49,92 për qind ishin kundër.

 Vendimi i gjykatës i hap rrugën Moldavisë ta ndryshojë kushtetutën e saj për t'i konfirmuar përpjekjet e saj për t'iu bashkuar   Bashkimit Evropian.

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR