• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata izraelite e vazhdoi ndalesën për Al Xhezirën

Gjykata izraelite e vazhdoi ndalesën për Al Xhezirën

Jerusalem, 14 qershor 2024 (MIA) - Gjykata izraelite e ka vazhduar për 35 ditë mbylljen e kanalit televiziv Al Xhezira me seli në Katar, informoi sot Ministria e Drejtësisë.

Al Xhezira e cila transmeton në arabisht dhe anglisht ndërpreu transmetimin në Izrael pas një urdhri fillestar 45-ditor në fillim të muajit të kaluar. Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu ka pasur një përplasje të gjatë me Al Xheziran e cila u përkeqësua që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor.

"Gjykata e Qarkut në Tel Aviv mbështeti udhëzimet e ministrit për komunikim për të ndalur transmetimin e Al Xhezirës për të mbyllur zyrat e saj në Izrael, të bllokojë qasjen në ueb faqet e saj dhe për të konfiskuar pajisjet", kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Urdhri i lëshuar dje pas kërkesës së prokurorisë për konfirmimin dhe vazhdimin, ka qenë edhe për 35 ditë shtesë, bëri të ditur Ministria në ueb faqen e saj.

Ndërprerja nuk ndikon në transmetimet në Bregun Perëndimor ose Rripin e Gazës të okupuar nga Izraeli, nga ku Al Xhezira ende mbulon luftën e Izraelit me militantët palestinezë të Hamasit.

Parlamenti miratoi ligj për siguri në prill që lejon të ndalojë transmetimet e mediave të huaja në Izrael që "minojnë sigurinë". 

Foto: arkivi i MIA-s 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR