• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata Evropiane për Revizotë: Raporti i KE-së për sundimin e ligjit në BE është pamjaftueshëm transparent

Gjykata Evropiane për Revizotë: Raporti i KE-së për sundimin e ligjit në BE është pamjaftueshëm transparent

 Bruksel, 29 shkurt 2024 (MIA) - Raporti vjetor i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit në vendet anëtare të BE-së është pamjaftueshëm transparent dhe në të  mungon dokumentacioni përkatës për pretendimet e paraqitura,  theksohet në vlerësimin e Gjykatës Evropiane për Revizorë për dokumentin e organit ekzekutiv të Unionit.

Sipas Gjykatës, metodologjinë që e përdor Komisioni ofron "të dhëna të kufizuara" për palët e interesuara dhe ka hapësirë ​​për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe. 

Në Raport thekshet edhe se anëtaret e BE-së "mund të komentojnë" për draft raportin e tyre për sundimin e ligjit edhe para publikimit, por  paraprakisht  nuk kanë paraprakisht pasqyrë në rekomandimet, kështu që "nuk kanë mundësi t'i pranojnë ose refuzojnë". 

"Komisioni ka hapësirë për përmirësim rrugën dëshmuese  të procesit të vlerësimit përmes  dokumentimit më mirë se në çfarë inputesh mbështetet, për cilat çështje raporton dhe si e vlerëson seriozitetin e atyre çështjeve", thuhet në raportin e Gjykatës Evropiane për Revizorë.

 Lidhur me raportin e BE-së për sundimin e ligjit dje Rezolutë miratoi edhe  Parlamenti Evropian  në të cilën thuhet se vlerësimet e Komisionit Evropian janë tepër "diplomatike".

"Komisioni, në përpjekjet e tij për t'iu përmbajtur fakteve dhe për të qenë i moderuar, ndonjëherë ka një qëndrim tepër diplomatik dhe të pasaktë kur i identifikon problemet me sundimin e ligjit në vendet anëtare", thuhet në Rezolutë. 

Udhëheqësja e grupit për hartimin e Rezolutës, eurodeputetja holandeze Sofi  In't Veld vlerësoi se  gjatë hartimit të raportit Komisioni Evropian ka marrë parasysh "mendimet politike"   dhe ka qenë i njëanshëm.

 "Dukshëm në Komisionin Evropian ekziston pagatishmëri që të zgjidhen disa çështje, nëse lideri i qeverisë në fjalë nuk është problematik në Këshillin Evropian", tha In't Veld në konferencën për shtyp pas miratimit të rezolutës, duke e theksuar si shembull Greqinë. 

 Ajo vlerësoi se ajo që po ndodh në Greqi ka të bëjë me pavarësinë e mediave, paditë tendencioze kundër gazetarëve, proceset e ngadalta gjyqësore, skandalin me përgjimet e telefonave të politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve dhe pretendimet për tentativa për të penguar hetimin e rastit, janë arsye serioze për shqetësimet për gjendjen me sundimin e ligjit në vend.

Raporti vjetor i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit në vendet anëtare të BE-së për vitin 2023 u publikua korrikun e kaluar. Publikimi i raporteve vjetore për gjendjen e demokracisë në vendet anëtare të BE-së filloi në vitin 2020 me kërkesë të Parlamentit Evropian. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR