Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Komisioni Evropian nuk ka dhënë informacion të mjaftueshëm për marrëveshjet me furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19
- Komisioni Evropian nuk i ka siguruar opinionit qasje të mjaftueshme në informacione për marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër Kovid-19 të bëra me kompanitë farmaceutike gjatë pandemisë, tha sot Gjykata Evropiane e Drejtësisë
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:23, 17 korrik, 2024
Bruksel, 17 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Evropian nuk i ka siguruar opinionit qasje të mjaftueshme në informacione për marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër Kovid-19 të bëra me kompanitë farmaceutike gjatë pandemisë, tha sot Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Kjo po ndodh një ditë para se të votohet në Parlamentin Evropian për kandidaturën e Ursula fon der Lajenit për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.
Çështja u ngrit nga një grup eurodeputetësh pasi Komisioni Evropian refuzoi t'u jepte qasje të plotë në marrëveshjet për vaksinat për Kovid-19 të lidhura nga ekzekutivi në BE dhe prodhuesit.
Foto: Arkivi i MIA-s