• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi që Berisha të mbetet në arrest shtëpie

Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi që Berisha të mbetet në arrest shtëpie

Tiranë, 9 maj 2024 (MIA) -  Gjykata e Lartë e Tiranës e ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili kërkonte shuarjen e masës së sigurisë  “Arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Apelit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rekursin e Berishës, duke vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Sali Berisha, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 15 datë 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë e Tuiranës.

Berisha është nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR