• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata e Lartë e Izraelit e shtyu zbatimin e ligjit me të cilin vështirësohet impiçmenti kundër kryeministrit Netanjahu

Gjykata e Lartë e Izraelit e shtyu zbatimin e ligjit  me të cilin vështirësohet impiçmenti kundër kryeministrit Netanjahu

 Tel Aviv, 4 janar 2024 (MIA) - Me gjashtë kundër pesë votave të gjyqtarëve, Gjykata e Lartë izraelite vendosi ta shtyjë zbatimin e ligjit për impiçment, miratuar në mars, i cili mbron kryeministrin Benjamin Netanjahun nga urdhri i prokurorit publik    ose Gjykatës së Lartë  për t'u tërhequr nga funksioni.

Gjykata vendosi që ligji të hyjë në fuqi në fillim të mandatit të ardhshëm të Knesetit, pas zgjedhjeve të ardhshme, shkruan “Tajms of Israel”.

Edhe pse nuk e fshiu, gjykata në vendimin e saj theksoi se ligji i përjashtimit ose skualifikimit ishte "padyshim ndryshim personal" në Ligjin themelor për qeverinë.

Qëllimi i Ligjit për përjashtim është të parandalojë një situatë në të cilën prokurori shtetëror do të mund ta akuzojë Netanjahun për një konflikt interesi si kryeministër kur merret me ligjet e diskutueshme të qeverisë për rishikimin gjyqësor dhe ta urdhërojë atë të tërhiqet.

Grupet mbikëqyrëse të qeverisë thonë se rishikimi  gjyqësor mund të ndikojë në gjykimin e vazhdueshëm të korrupsionit kundër Netanjahut. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR