• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata e BeH-së urdhëroi paraburgim për tre persona të arrestuar nën dyshimin se bashkëpunonin me një kartel që kontrabandonte drogë nga Amerika Latine në Evropë

Gjykata e BeH-së urdhëroi paraburgim për tre persona të arrestuar nën dyshimin se bashkëpunonin  me një kartel që kontrabandonte drogë nga Amerika Latine në Evropë

Sarajevë, 25 prill 2024 (MIA) - Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës caktoi paraburgim vetëm për tre nga 23 personat që u arrestuan në atë vend në fillim të javës nën dyshimin se janë bashkëpunëtorë të njërit nga kartelët më të mëdhenj që kontrabandonin drogë nga Amerika Latine në Evropë. Në liri u lëshuan policët dhe nëpunësit policor të cilët gjithashtu u arrestuan.

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka konstatuar se nuk ka dyshim të bazuar se drejtori i Drejtorisë policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Vahidin Munjiq dhe komandanti i njësisë speciale të MPB-së, Mustafa Selmanoviq, si dhe tre policë, kanë kryer vepra penale, prandaj kanë refuzuar kërkesat për mbajtjen e tyre në paraburgim.

Kjo masë është shqiptuar vetëm për tre persona, ndër të cilët edhe Adnan Smajloviq, për të cilin prokuroria e BeH-së beson se është udhëheqës i grupit të kartelit të drogës, me seli në Dubai, në krye me Edin Gaçanin, i cili ka "pastruar" para në territorin e BeH-së duke investuar në pronë të patundshme, automobila dhe gjëra me vlerë.

Edhe për pesë persona të cilët janë nën hetim, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës vendosi masa restriktive, si ndalesë për udhëtim jashtë vendit dhe takim me të dyshuar tjerë dhe dëshmitarë potencial. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR