• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata e Apelit në Nju-Jork e hodhi poshtë kërkesën e Trampit për të anuluar ndalimin e fjalës publike

Gjykata e Apelit në Nju-Jork e hodhi poshtë kërkesën e Trampit për të anuluar ndalimin e fjalës publike

Uashington, 18 qershor 2024 (MIA) - Gjykata e Apelit në Nju-Jork sot e hodhi poshtë kërkesën e Donald Trampit për anulimin e ndalimit të fjalës publike në procesin për ryshfet në gjykatën e shkallës së dytë kundër ish presidentit amerikan.

Gjykata më e lartë e hodhi poshtë kërkesën që përsëri të shqyrtohet ndalesa për fjalim publik, e vendosur për ish presidentin nga ana e gjykatësit që e udhëheq procedurën penale kundër Trampit për ryshfet, transmeton Ej-Bi-Si Njuz.

Gjykatësi Huan Merçan ia ndaloi Trampit që publikisht të flasë për dëshmitarë, gjykatës dhe të tjerë të cilët kanë lidhje me procedurën e tij penale, e cila përfundoi me aktvendim muajin e kaluar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR