• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata e Apelit e Brukselit e hodhi poshtë kërkesën për bllokimin e rizgjedhjes së Fon der Lajenit

Gjykata e Apelit e Brukselit e hodhi poshtë kërkesën për bllokimin e rizgjedhjes së Fon der Lajenit

Bruksel, 12 korrik 2024 (MIA) - Gjykata e Apelit në Bruksel e refuzoi kërkesën e lobistit belg Frederik Baldan për parandalim të rizgjedhjes së Ursula fon der Lajen në funksionin kryetare e Komisionit Evropian.

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Baldan, që është lobist i specializuar për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës, në gjykimin e mëparshëm për kërkesën e njëjtë në Gjykatën e shkallës së parë në Bruksel, duke e vlerësuar si të pabazë. 

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Baldan në prill të vitit të kaluar ka paraqitur kallëzim penal kundër fon der Lajen në Gjykatën në qytetin belg Liezh, me akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkatërrim të dokumenteve publike dhe korrupsion në arritjen e marrëveshjes për furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19 me kompaninë "Fajzer". Sipas denoncimit të Baldan, fon der Lajen negocioi blerjen e vaksinës me drejtorin ekzekutiv të "Fajzer" Albert Burla përmes SMS porosive.

Pasi Gjykata në Liezh ende ka marrë vendim pas denoncimit, avokatja e Baldanit menjëherë pas zgjedhjeve evropiane inicoi proces me procedurë të shkurtër në Gjykatën e shkallës së parë në Bruksel me kërkesë që të bllokohet rizgjedhja e Fon der Lajen. Sipas Balladan, nëse fon der Lajen ishte rizgjedhur, ai dhe paditësit e tjerë do të mund të përballen me hakmarrje dhe për këtë kërkoi edhe Gjykata t'i mundësojë mbrojtje në bazë të Direktivës për informatorë të BE-së. 

Gjykata e shkallës së parë e Brukselit në fund të muajit të kaluar i hodhi poshtë argumentet e Baldan kundër rigzedhjes së Fon der Lajen dhe për mbrojtje të tij si informator, duke vlerësuar se "nuk ka përcaktuar rrezik nga paragjykime serioze ose shqetësime serioze që do të arsyetonin vendimin urgjent". 

Megjithatë Baldan dhe avokatja e tij insistojnë se ai i përmbush kushtet që të konsiderohet si "informator". Avokatja e Baldan shfaqi keqardhje për shkak të vendimit gjyqësor se paditësi duhet të dëshmojë se pse do të duhet të konsiderohet si "informator", duke theksuar se kërkesa e tillë është në kundërshtim me Direktivën e BE-së për informatorë dhe të të drejtës belge. 

Pas kësaj, ajo paralajmëroi ankesë për vendimin e Gjykatës dhe shfaqi shpresë se vendimi për të do të merret para votimit në Parlamentin Evropian për rizgjedhje të Fon der Lajen. 

Vendimi i tanishëm i Gjykatës së Apelit ishte marrë në bazë të kësaj ankese. 

Përndyshe, Parlamenti Evropian duhet të votojë për rizgjedhjen e Fon der Lajen më 18 korrik. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR