• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata belge e caktoi seancën e parë për çështjen "Fajzergejt"

Gjykata belge e caktoi seancën e parë për çështjen

Bruksel, 29 prill 2023 (MIA) - Gjykata themelore në qytetin belg Liezh për 17 maj ka caktuar seancë dëgjimore në kuadër të së cilës do të vendoset nëse hetimi për dyshimet për parregullsitë rreth prokurimit të vaksinave kundër Kovid-19 nga kompania amerikane "Fajzer" nga BE-ja është në kompentencë të Prokurorisë Publike të Belgjikës ose zyrës së Prokurorisë publike evropiane (EPPO).

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, bëhet fjalë për çështje, e cila në media është quajtur "Fajzergejt", me të cilën lidhet kryetarja aktuale e Komisionit Evropian dhe favoriti kryesor për rizgjedhje në këtë funksion Ursula fon der Lajen.

Rastin e zbuloi "Njujork tajms" në prill 2021, duke publikuar se blerja e 1,8 miliardë dozave të vaksinave kundër Kovid-19 për BE-në ishte negociuar nga Fon der Lajen personalisht në një bisedë në një telefon celular me drejtorin ekzekutiv të "Fajzer", Alber Burla.

Ndryshe, kjo nuk është procedura e parë ligjore lidhur me të ashtuquajturin skandal "Fajzer". Një hetim zhvilloi edhe avokati i popullit në BE, i cili në qershor 2022 vlerësoi se bëhet fjalë për " keqadministrim", ndërsa "Njujork tajms" në shkurt të këtij viti nisi një proces para Gjykatës së drejtësisë në BE.

Seanca dëgjimore në Gjykatën në Lizh vjen rreth 20 ditë para zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit evropian, në të cilat Fon der Lajen është e ashtuquajtura "kandidatshpic" i Partisë Popullore Evropiane (EPP), përkatësisht kandidat për mandat të dytë në krye të Komisionit evropian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Фото: МИА Архива

QËNDRONI TË LIDHUR