• e martë, 17 mars 2026

Gjykata Administrative e Këlnit mori vendim se AfD nuk mund të klasifikohet si "ekstremiste"

Gjykata Administrative e Këlnit mori vendim se AfD nuk mund të klasifikohet si

Këlln, 26 shkurt 2026 (MIA) - Inteligjenca gjermane nuk mund ta klasifikojë aktualisht partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si "ekstremiste të provuar", vendosi sot Gjykata Administrative e Këlnit, e cituar nga media franceze, në një aktvendim e cila mbështet partinë kundërimigracionit.

Si forca kryesore opozitare në koalicionin e kancelarit konservator Fridrih Merc, AfD në tërësi nuk përbën ende një "trend kryesor armiqësor ndaj Kushtetutës", theksohet në vendimin e gjykatës, duke përmbysur një klasifikim të bërë në vitin 2025 nga shërbimet e sigurisë.

Vendimi i një gjykate gjermane për të përmbysur klasifikimin e Alternativës për Gjermaninë si një parti e krahut të djathtë "ekstremiste e provuar" është një "fitore e madhe" për partinë, "demokracinë dhe sundimin e ligjit", shkroi bashkëkryetarja e partisë Alis Vajdel në një postim në rrjetin social Iks. 

Me vendimin, i cili do ta pengojë agjencinë e inteligjencës vendase të Gjermanisë të vendosë mbikëqyrje policore ndaj partisë, gjykata e Këllnit gjithashtu "u vuri një frenim fanatikëve të cilët bëjnë thirrje për ndalimin" e AfD-së, shtoi Vajdel. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR