• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykatësja Tanja Çutkan kërkoi që Trampi ta përshtatë programin e fushatës së tij presidenciale me gjykimet

Gjykatësja Tanja Çutkan kërkoi që Trampi ta përshtatë programin e fushatës së tij presidenciale me gjykimet

Uashington, 28 gusht 2023 (MIA) – Gjyqtarja federale e Uashingtonit, Tanja Çutkan deklaroi sot se ish presidenti Donald Tramp duhet ta përshtatë fushatën e tij presidenciale të vitit 2024 me datat e gjykimeve.

Gjykatësja Çutkan do të duhet ta caktojë datën e gjykimit për rastin në të cilën Tramp akuzohet se ka tentuar të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, që është vetëm një nga katër rastet aktuale kundër tij.

Prokurori special Xhek Smit propozoi që gjyqi të fillojë më datë 2 janar 2024, njëmbëdhjetë muaj para zgjedhjeve, por avokatët e Trampit kundërshtuan dhe i kërkuan gjykatëses Çutkan që të shtyjë gjyqin deri në prill 2026.

Ajo megjithatë tha se asnjë nga këto data nuk është i pranueshëm.

"Z. Tramp do të duhet të shkojë në gjyq pavarësisht nga programi i tij", tha gjyqtarja duke shtuar se angazhimet e tij nuk duhet të ndikojnë në datën e gjykimit.

Tramp beson se që katër rastet janë përpjekje politike të pengohet rikthimi i tij në pushtet.

Ai është deklaruar i pafajshëm në tre raste dhe pritet ta bëjë këtë edhe në të katërtin kur më 6 shtator do të paraqitet para gjykatës në Xhorxhia.

Ai më herët deklaroi se gjykatësja Çutkan është e njëanshme dhe ka diçka kundër tij.

foto: skrinshot Si-En-En

QËNDRONI TË LIDHUR