• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjobiten 159 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjobiten 159 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

 Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Gjithsej 159 shoferë gjobiten gjatë ditës së djeshme në aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të zbatuar n[ territorin e të gjithë shtetit. 

 Siç bëri të dituzr MPB-ja,  shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëherit, 80 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 79 jashtë vendeve të banuara

 "Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR