• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjobë në të holla për Tuiterin pasi refuzoi që ta respektojë urdhërin për kërkime në profilin e Trampit në atë rrjet

Gjobë në të holla për Tuiterin pasi refuzoi që ta respektojë urdhërin për kërkime në profilin e Trampit në atë rrjet

Uashington, 10 gusht 2023 (MIA) - Prokurori special amerikan i cili e heton Donald Trampin pranoi urdhër nga gjykata për kërkim të profilit të ish presidentit në Tuiter, por kompania refuzoi që ta respektojë vendimin, thuhet në mendimin e Gjykatës së Apelit të dhënë sot. 

Gjykata e Apelit në rrethin Kolumbia e konfirmoi vendimin e gjykatësit federal që ta vlerësojë veprimin në Tuiter, tani i quajtur si X, si mosrespektim dhe e dënoi me 350.000 dollarë. 

Mediat amerikane informuan se në ato rrethana, gjykata nuk e ka keqpërdorur të drejtën e saj diskrete. Në mendimin e gjykatës thuhet se urdhëri ka të bëjë me hetimin për ngjarjet rreth sulmit të Kapitolit amerikan më 6 janar 2021 nga mbështetësit e Trampit derisa ai ende ishte president. 

Trampi në një publikim në ueb-faqen e tij tha se Ministria e Drejtësisë "fshehtas e ka sulmuar profilin e tij në Tuiter, që të mos informohet për sulm të madh mbi të drejtat e tij civile". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR