• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjithsej 327 shtetas bullgar në Maqedoninë e Veriut votuan në zgjedhjet e djeshme parlamentare

Gjithsej 327 shtetas bullgar në Maqedoninë e Veriut votuan në zgjedhjet e djeshme parlamentare

Sofje, 28 tetor 2024 (MIA) - Kandidatët e GERB-SDS të Bojko Borisovit kanë marrë numrin më të madh të votave nga shtetasit bullgar që kanë votuar në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e djeshme - gjithsej 109 vota, njofton BTA. 

I dyti është koalicioni "Vazhdojmë me ndryshimet - Bullgaria demokratike (VN-BD) me 53 vota, ndërsa “Prerodba” (Rilindja) pro ruse është në vendin e tretë me 48 vota. Pjesa tjetër e votave shpërndahet ndërmjet "Ka një popull të tillë" (24 vota), DPS - Fillimi i Ri (7 vota), BSP (8 vota), Aleanca për të drejta dhe liri (5 vota) dhe MEÇ (3 vota). Këto të dhëna janë publikuar në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bullgarisë (KQZ).

Shtetasit bullgarë në Maqedoninë e Veriut kanë pasur mundësi të votojnë në pesë lokacione: në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup, Konsullatën e përgjithshme në Manastir dhe vendvotimet në Ohër, Prilep dhe Strumicë.

Me gjithsej 327 vota, kjo është pjesëmarrja më e ulët në tre vitet e fundit. Për krahasim, 340 qytetarë bullgarë votuan në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, 453 në prill 2023, ndërsa në zgjedhjet e tetorit të vitit 2022, 461 vota. qa/

Foto: BTA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR