• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjithnjë e më e sigurt mbyllja e qeverisë federale amerikane

Gjithnjë e më e sigurt mbyllja e qeverisë federale amerikane

 Uashington, 29 shtator 2023 (MIA) - Ndërprerja e punës së qeverisë federale amerikane është gjithnjë e më e sigurt për shkak të mosmarrëveshjes ndërmjet demokratëve dhe republikanëve për shpenzimet buxhetore në Kongres. Mbyllja, një minutë pas mesnate më 1 tetor, do të ndërpresë shumë shërbime, do të ndikojë te të punësuarit në qeveri dhe do të shkaktojë përçarje të reja në politikën amerikane, raporton Zëri i Amerikës.

 Demokratët në Senat votuan që të hapet debat mbi projekt-ligjin me të cilin vazhdohen shpenzimet federale deri më 17 nëntor, por republikanët, të cilët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë thënë tashmë se nuk do të mbështesin miratimin e këtij ligji.

 Sipas "Uashington post", ndërpreja  e punës së qeverisë do të thotë se miliona punonjës federalë dhe anëtarë të ushtrisë nuk do të marrin pagë dhe shumë do të duhet të paraqiten në punë. Në të njëjtën kohë, disa parqe kombëtare dhe muze do të mbyllen dhe do të ketë ndërprerje dhe vonesa të reja në aeroportet në të gjithë SHBA-në. Mbyllja e qeverisë do të ndikojë edhe në programet më të rëndësishme federale  për ndihmë, siç është ajo që u ndihmon viktimave të zjarreve pyjore vdekjeprurëse në Maui, Havai.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR