• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania vazhdon me dëbimet për në Serbi dhe Kosovë

Gjermania vazhdon me dëbimet për në Serbi dhe Kosovë

Berlin, 18 shtator 2024 (MIA) - Çarteri i parë në kuadër të ofensivës së re të dëbimit nga ana e qeverisë gjermane para dy jave fluturoi për në Afganistan. Fluturimi i dytë është realizuar dje nga Hamburgu për në Beograd dhe Shkup. Sipas gazetës "Bild", gjithsej 36 persona, kryesisht shtetas të Serbisë dhe Kosovës, cilëve u është mohuar e drejta për azil ose kanë pasur arsye të tjera për dëbim janë përfshirë në deportimin. Mes tyre kishte dhe kriminel të dënuar, transmeton Indeks.

Ky fluturim çarter i kompanisë polake "Enter Er" është blerë nga shteti federal i Shlezbig-Holshtajn, ku supozohet se janë regjistruar të dëbuarit. Për dallim nga fluturimi për në Kabul në fund të gushtit, ky fluturim për Beograd dhe Shkup nuk konsiderohet si sensacion, shkruan "Dojçe vele".

Megjithëse organizatat për të drejtat e njeriut tregojnë për situatën e keqe në Afganistan dhe se kundërshtojnë dëbimet atje, dëbimet në Ballkanin Perëndimor konsiderohen si rutinë. Në tremujorin e parë të këtij viti, autoritetet gjermane kanë deportuar tashmë 795 persona në Serbi dhe Kosova. Vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën, prej vitit 2014 janë konsideruar si "vende të sigurta", gjë që mundëson dëbimin në procedurë të shkurtuar.

Qeveria gjermane prezantoi rregulla të thjeshtësuara për punësimin e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor në vitin 2015, që rezultojnë të suksesshme, kështu që në qershor të këtij viti u zgjat për një kohë të pacaktuar. rq/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR