• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjermania: Stacionimi i armës bërthamore në Bjellorusi është frikësim

Gjermania: Stacionimi i armës bërthamore në Bjellorusi është frikësim

Berlin, 26 mars 2023 (MIA) - Paralajmërimi i presidentit rus, Vlladimir Putin se armë bërthamore do të stacionohet në Bjellorusinë fqinje, u kritikua nga Qeveria gjermane, shkruan "Velt".

Gazeta potencon se mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin vlerësoi se bëhet fjalë për "tentim shtesë për frikësim bërthamor".

"Krahasimi i presidentit Putin me armën bërthamore të NATO-s është i gabuar. Kjo nuk mund të shërbejë si arsyetim për hapin që e paralajmëroi Rusia. Krahas kësaj, Bjellorusia dha disa deklarata ndërkombëtare se nuk do të ketë armë bërthamore", kumtoi Ministria e Jashtme gjermane.

Presidenti rus Vlladimir Putin dje kumtoi se Moska do të sistemojë armë bërthemore në territorin e aleatit të saj Bjellorusisë, vend në kufi me Bashkimin Evropian. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR