• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania publikoi neto rekord emigracion në vitin 2022

Gjermania publikoi neto rekord emigracion në vitin 2022

Berlin, 11 janar 2024 (MIA) - Neto emigracioni në Gjermani e ka arritur nivelin më të lartë në histori në vitin 2022, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, njofton DPA.

Zyra federale për emigracion dhe refugjatë dje në Nirnberg njoftoi se neto emigracioni atëher ka qenë 1,5 milionë njerëz, gjegjësisht katër herë më shumë nga viti paraprak.

Sipas raportit, 2,7 milionë njerëz kanë shkuar të jetojnë në Gjermani në vitin 2022, ndërsa 1,2 milionë njerëz kanë emigruar.

Statistikë për këtë çështje mbahet nga viti 1950.

Rusia e ka sulmuar Ukrainën në vitin 2022, duke detyruar shumë ukrainas të kërkojnë azil në Gjermani.

Të dhënat tregojnë se 41 për qind e të gjithë emigrantëve në Gjermani në vitin 2022 kanë ardhur nga Ukraina. Vijojnë Rumania (8 për qind), Polonia (4 për qind) dhe Turqia (3 për qind).

Gjatë vitit, shumë njerëz e kanë lëshuar Gjermaninë duke udhëtuar drejt Rumanisë, Polonisë dhe Bullgarisë, ndërsa gjithashtu shumë ukrainas janë kthyer në vendin e tyre. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR