• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania prej sot vendos kontrolle në të gjithë kufijtë me qëllim që të kufizohet emigracioni

Gjermania prej sot vendos kontrolle në të gjithë kufijtë me qëllim që të kufizohet emigracioni

Berlin, 16 shtator 2024 (MIA) – Gjermania prej sot vendos kontrolle në të gjitha kufijtë e saj me qëllim që të kufizohet emigrimi ilegal, informon DPA. Sipas kritikëve, ky vendim e rrezikon zonën Shengen për udhëtim pa viza.

Policia gjermane filloi edhe kontrolle në kufijtë me Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Danimarkën. Paraprakisht ishin vendosur kontrolle kufitare në kufijtë me Poloninë, Çekinë, Austrinë, Zvicrën dhe Francën.

Sekretarja e Punëve të Brendshme, Nensi Fezer, e cila i urdhëroi kontrollet, tha se ata që e kalojnë kufirin nuk duhet të frikësohen nga ndërprerje të mëdha në komunikacion.

Javën e kaluar Fezer zyrtarisht ia bëri të ditur Komisionit Evropian se policia gjermane do të fillojë me kontrolle të kufijve të vendit, duke sqaruar se kjo është e nevojshme duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve të cilët hyjnë në Gjermani.

Inspektimet për momentin planifikohen të mbahen për gjashtë muaj, por mund të vazhdohen. Kontrolli kufitar me Austrinë është në fuqi nga viti 2015. 

Edhe pse 29 vendet anëtare të Shengenit, të cilët i përfshijnë shumicën e vendeve anëtare të BE-së, bashkë me Norvegjinë, Zvicrën, Islandën dhe Lihtenshtajnin, në përgjithësi lejojnë lëvizje të lirë përmes kufijve të brendshëm, disa vende vendosën kontroll për shkak të situatës me emigrantët dhe kërcënimit nga terrorizmi islamik.

Kontrollet kufitare u lejojnë autoriteteve që t’i kthejnë emigrantët prapa, që është procedurë shumë më e lehtë se sa depërtimi i tyre pasi të arrijnë në vend. 

Nga tetori i vitit 2023, Gjermania ka kthyet rreth 30.000 emigrantë pa të drejtë të hyrjes në vend. 

Çështja e emigracionit është përsëri në agjendën politike pasi një sirian muajin e kaluar vrau tre persona në qytetin perëndimor Solingen. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR