• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjermania po kërkon të blejë tanke nga Zvicra për të ndihmuar Ukrainën

Gjermania po kërkon të blejë tanke nga Zvicra për të ndihmuar Ukrainën
Bern, 3 mars 2023 (MIA) - Gjermania i ka kërkuar Zvicrës që t'i shesë asaj një pjesë të tankeve të saj "Leopard 2", në mënyrë që të mund të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, raportoi sot gazeta zvicerane "Blik".
 
Siç shkruan gazeta, Gjermania kërkon që Zvicra t'i shesë një pjesë të tankeve të saj nga prodhuesi  Rheinmetall, për të mbushur boshllëqet në armatimin e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.
 
Gjermania, Polonia, Portugalia, Finlanda dhe Suedia janë ndër vendet që dërgojnë “Leopardët” në Ukrainë, por duke e bërë këtë ata kanë zvogëluar arsenalin e tyre ushtarak.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe ai i Ekonomisë Robert Habek e kanë informuar ministren zvicerane të Mbrojtjes Viola Amherd për qëllimin e tyre në një letër të datës 23 shkurt, shkruan “Blik”. Ata  kërkojnë nga Bern të pajtohet me shitjen, me premtimin se tanket zvicerane nuk do të përfundojnë në Ukrainë.

Ligjet e neutralitetit dhe embargoja e armëve e pengojnë Zvicrën të dërgojë armë direkt në Ukrainë, dhe nëse bie dakord me kërkesën e Gjermanisë, Parlamenti zviceran do të kërkojë të shpallë zyrtarisht tanket jashtë shërbimit, shpjegoi gazeta.

Ministria zvicerane e Mbrojtjes tha se kërkesa gjermane ishte duke u shqyrtuar.

Foto: EPA

.

QËNDRONI TË LIDHUR