• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania paralajmëroi pako të re të ndihmës mbrojtëse për Ukrainën me vlerë një miliard euro

Gjermania paralajmëroi pako të re të ndihmës mbrojtëse për Ukrainën me vlerë një miliard euro

Berlin, 10 tetor 2023 (MIA) - Gjermania publikoi një pako të re të ndihmës mbrojtëse për Ukrainën në vlerë prej një miliard eurosh, kumtoi Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë gjermane të Mbrojtjes, programi mbulon sisteme për mbrojtje kundërajrore, armë dhe automjete tokësore.

"Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me atë që i nevojitet më urgjentisht - mbrojtje kundërajrore, municione dhe tanke", deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

"Me këtë "pako të re dimërore" po e rrisimi shtesë gatishmërinë operative të forcave të armatosura ukrainase në muajt e ardhshëm", shtoi ai. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR