• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania mund t'i dorëzojë Ukrainës raketa “Taurus”, deklaroi një nga favoritët për kancelar të ardhshëm Fridrih Merc

Gjermania mund t'i dorëzojë Ukrainës raketa “Taurus”, deklaroi një nga favoritët për kancelar të ardhshëm Fridrih Merc

Kiev, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Gjermania mund t'i dorëzojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi “Taurus”, deklaroi sot kreu i Unionit Demokristian (CDU) Fridrih Merc, pas takimit në Kiev me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

CDU është favorit për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani në shkurt dhe Merc me gjasë do të jetë kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë.

“Presidenti Zelenski e di qëndrimin tonë në lidhje me raketat 'Taurus'. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt. Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të lejuar Ukrainën të ushtrojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje në mënyrë që t'i japë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur", ka thënë Merc.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR